Koresë së Veriut po i vjen fundi: Çfarë do të ndodhë pastaj!?

Raporti i lëshuar së fundmi nga Korporata RAND, tregon një seri ngjarjesh tragjike që mund të vijojnë nëse Koreja e Veriut, që veç është në këmbë të thyera, papritmas të përjetojë shembjen.

Rreziku i shpërbërjes së Koresë së Veriut ekziston qëkur mori pushtetin Kim Jong-uni në dhjetor 2011.

Bruce W. Bennett, ekspert i sigurisë në RAND, thotë: “Duke pasur parasysh se Kim Jong-un në dy vitet e udhëheqjes së tij ka ndryshuar kreun ushtarak aq herë sa këtë e ka bërë babai i tij në 17 vite, ka gjasa që Kim të jetë cak i atentateve apo puçit nga ndonjë ushtarak. Shumë prej tyre kanë frikë për të ardhmen e tyre dhe të familjes së tyre, duke pasë parasysh brutalitetin e Koresë së Veriut”.

Business Insider, transmeton Telegrafi, ka përmbledhur shtatë mundësitë e cekura në raportin e RAND-it

1. Konkurrenca mes fraksioneve rivale në Korenë e Veriut mund të çojë në diktaturën e luftës

Regjimi i Koresë së Veriut inkurajon konkurrencën midis rangut të ulët gjeneralëve. Tashmë ekziston frika se kjo do të ndajë ushtrinë në fraksione. Nëse Kim Jong-uni papritmas përmbyset, shteti mund të ndahet në zona armiqësore ushtarake. Në disa territore është e mundur anarkia, e ngjashme me situatën në Somali .

2. Lufta për ushqim

Kolapsi i papritur i shtetit mund të çojë në zhdukjen e plotë të valutës. Nëse kjo ndodh, elita e Koresë së Veriut do të mund të fillojë të mbledhë ushqim në një përpjekje për të rivendosur pasurinë e saj të mëparshme. Kjo do të shkaktojë uri të madhe në gjithë vendin.

3 Regjimi i ri ushtarak, po ashtu tiran, mund të marr pushtetin

Është e pamundur të thuhet se kush mund të marrë kontrollin e Koresë së Veriut nëse Kimi ikë nga pushteti. Është e mundshme që ai që vjen në vend të tij, të jetë po aq brutal si ai.

4. Shtytja e Koresë së Jugut për bashkim mund të çojë në rritjen e krimit të organizuar

Nëse Veriun kaplohet nga anarkia, Koreja e Jugut mund ta shoh këtë si shans për një sulm për bashkim. Nëse ka sukses, Koreja e Jugut do të zëvendësojë një problem të madh me një tjetër. Ushtria e Koresë së Veriut ka një milion njerëz që duhet integruar në shoqërinë civile. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, mund të ketë rritje krimit të organizuar.

5. Armët e shkatërrimit në masë dhe shkencëtarët bërthamorë mund të përdoren për terrorizëm

Ndryshe nga Iraku, Koreja e Veriut ka armë të shkatërrimit në masë. Nëse ato nuk ruhen pas rënies së pushtetit, mund të bien në tregun e zi.

6. Kina mund të futet në luftë me Korenë e Jugut dhe SHBA-të

Disa në kuadro të Ushtrisë në Kinë tashmë kanë plane për krijimin e 50-100 kilometrave të zonës së sigurisë në Korenë e Veriut, nëse regjimi i tashëm bie. Nxitja e tillë mund të shtojë presionin në krijimin e një zone të tillë në tërë shtetin, dhe kjo do të shkaktonte një luftë me SHBA-të dhe Korenë e Jugut.

7. Koreja e Veriut mund të ndahet në pjesë armiqësore, si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje mes Koresë së Jugut dhe Kinës, të dy vendet do të duan të pushtojnë sa më shumë tokë të Koresë së Veriut. Në vend të luftës, mund të ndajnë vendin dhe të krijojnë një zonë të demilitarizuar, gj që në fakt do të thellojë edhe më shumë krizën aktuale. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button