Ministri për Brexit-in: Disa shtetas të BE-së nuk do të lejohen të qëndrojnë në Britani

Disa qytetarë të Bashkimit Evropian (BE) nuk do të lejohen të qëndrojnë në Britaninë e Madhe pasi ky vend të braktisë Unionin, deklaroi ministri i sapozgjedhur përgjegjës për procesin e daljes së vendit nga BE-ja, David Davis, transmeton Anadolu Agency.

Davis në intervistë për javoren “Mail” hodhi poshtë informacionet se rreth tre milionë shtetas evropianë, shumica polakë dhe rumunë, kanë qenë të detyruar të braktisin Britaninë e Madhe, por theksoi se nëse ndodh rritja e numrit të tyre, Qeveria britanike mund të caktojë datë të prerë.

“Ne duhet të themi se e drejta e mbrojtjes së qëndrimit të pacaktuar zbatohet para datës së caktuar të daljes. Por vendimet e tilla duhet të miratohen në realitet, e jo me spekulime”, tha Davis.

Ai theksoi se beson që vendi i tij do të mbajë qasjen në tregun e përbashkët, ndërsa të drejtën e lirisë së qarkullimit do ta shqyrtojnë në periudhën e ardhshme.

Dëshira për të ulur emigracionin nga vendet tjera të BE-së ishte një nga arsyet kryesore që britanikët votuan për daljen e vendit të tyre nga BE-ja.

Sipas ligjeve të Unionit, shtetasit e saj mund të qarkullojnë lirshëm në mes shteteve anëtare, ndërsa në Britaninë e Madhe numri i migrantëve evropianë gjatë viteve të fundit është rritur në më shumë se gjashtëqind mijë.

Kryeministrja e sapoemëruar e Britanisë së Madhe Theresa May është kritikuar për shkak të refuzimit që të garantojë të drejtën e shtetasve të BE-së për të qëndruar në këtë vend pas daljes së saj, që pritet pas më shumë se dy viteve.

Siç tha, ajo dëshiron të sigurohet se qindra mijëra britanikët që po ashtu jetojnë në vendet e BE-së do të fitojnë të njëjtën të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button