Top Awards ‘hakmerret’ ndaj Noizy-t? Ja çfarë i ka ndodhur reperit

Skandali që shpërtheu në Top Awards midis moderatorit Ledion Liço dhe reperit Noizy sjell të tjera zhvillime, këtë herë jo me batuta personale por me klasifikimin e këngëve të reperit në listën e përjavshme “The Top List” të Top Awards. Para zhvillimit të eventit muzikor, reperi renditej në vendet e para të listës, jo me një por me 3 këngë, duke shënuar kështu një rekord pasi ishte artisti i parë me tre kengë në tre vendet e para.

Më pas, javën e parë të korrikut Noizy ra dukshëm në klasifikim, 10 vende më poshtë, duke ngelur në renditje vetëm me dy këngë, në vendin e 14-të dhe 18-të. Por pas kësaj jave, Noizy u largua totalisht nga lista, gjë që është e çuditshme, përderisa ai për javë të tëra ishte në vendet më të mira. Dy javët e fundit 10 dhe 17 korrik këngë e tij të publikuara më parë se disa nga këngët që zenë tani vendet e Top List, nuk janë përfshirë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Çiljetën “Më shumë se dollar” dhe me Elgit Dodën “Pa mu”, këngë të cilat janë pëlqyer nga publiku dhe padyshim edhe nga fansat “OTR”, që gjithmonë e kanë votuar reperin në Top Listë kur ka pasur këngë të reja.

Mos prania e këtyre këngëve në Top Listë ngjall dyshime se kjo mund të jetë një “hakmarrje” ndaj reperit dhe gjithë grupit të tij “OTR”, shkruan Lajmi.net. Sipas prezantuesve të Top Listës, klasifikimi bëhet në bazë të votave të publikut në faqen e tyre në internet dhe është e çuditshme se si asnjëra këngë e re e Noizyt nuk ka arritur të marrë mjaftueshëm vota për t’u bërë pjesë e klasifikimit.

Një tjetër “penalizim” që bie në sy është edhe mospërfshirja e asnjërës prej këngëve të reja të reperit 2po2, i cili gjithashtu pati konflikte më organizatorët e Top Awards.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button