Arsenali përsëri i pari

Arsenali është përsëri lider i Premierligës Angleze. Skuadra londineze e mposhti Crystal Palacen me rezultat 2:0 për të rikthyer pozitën e liderit.

Alex Oxlade Chamberlain u rikthye tek golat pas një lëndimi të gjatë. Talenti anglez shënoi të dy golat e fitores për Arsenalin.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Pas një pasimi të bukur nga Cazorla, Chambo shënoi për 1:0 në minutën e 47.

Goli i dytë dhe i sigurisë u shënua në minutën e 73 të ndeshjes. Me këtë fitore Arsenali është lider me 55 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button