FFM punëson edhe dy shqiptarë

Enver Sulejmani është emëruar zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), ndërsa Kushtrim Luma i bashkohet administratës së FFM-së. Këta janë dy punësimet e reja në Federatën e futbollit vendor, ndërsa janë rezultat i punës dhe insistimit të nënkryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini. 

Pas angazhimit të zëdhënësit shqiptar, Sejdini paralajmëroi edhe dy punësime tjera dhe tani realizon premtimin e dhënë. Enver Sulejmani njihet mirë në opinion pasi një kohë të gjatë është i kyçur në futboll, së pari te Shkëndija e Tetovës, ndërsa 10-të vitet e fundit me Renovën. 

Ai premton se do të japë maksimumin për të punuar në të mirë të futbollit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Me dy punësimet e fundit rritet përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion.

Lajme të ngjashme

Back to top button