Fjalim i pazakontë i Metës për reformën në drejtësi, kërkon largimin e Ramës dhe qeveri teknike

Në një fjalim të pazakontë në gjithë karrierën e tij politike, Ilir Meta, ka kërkuar që qeveria “Rama” t’ja lërë vendin një qeverie teknike, nëse do miratohet reforma në drejtësi, siç është planifikuar të votohet këtë të enjte. “Jam i gatshëm të japë dorëhqjen si kryetar Kuvendi, e po ashtu dhe ministrat në qeveri të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Meta, duke shtuar më pas se kjo qeveri duhet ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të pakontestuara.

Por deri në këtë pikë, deri në këtë qëndrim, Meta ofroi një zgjidhje tjetër për të arritur konsenusin për reformën, duke qenë dhe vetë ai aktor. “I ftoj dy liderët kryesorë, Ramën dhe Bashën, si dhe ambasadorin Lu, që të mblidhemi këtu, në kryesinë e Kuvendit, për të arritur konsensusin”, tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se për ta votuar reformën, të 20 votat e forcës së tij politike janë dhe do jenë “pro” reformës, porse pa arritur një konsensus të plotë politik, reforma nuk do vlejë, madje sipas tij do sjellë një destabilitet politik, shkruan Tesheshi.com

Meta ka shprehu rezerva për mënyrën se si nisi debati mbi reformën, të cilat tha se jua ka shprehur dhe ndërkombëtarëve.

Në një fjalim me plot nota morale, si asnjëherë tjetër, nuk ishte e vështirë të dalloje tek Meta papajtueshmërinë e tij me aleatin Rama, për mënyrën e zgjedhjes të të bërit politikë, e posaçërisht qasjen ndaj reformës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button