Zjarr i madh në një depo të Kumanovës (VIDEO)

Në mesditën e sotme, në depot e vjetra të Kombinatit të duhanit në lagjen Sredorek në Kumanovë, ka shpërthyer një zjarr i madh, i cili është shkaktuar nga djegia e autogomave të vjetra. 

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe që kërcnonte përhapjen edhe në objektet tjera të braktisura. Përmënjeherë mbi u ngrit tym i zi i dendur, që mund të vërehej nga të gjitha pjesët e qytetit.

Njësitet e zjarrëfikësve ishin të alarmuar nga vetë qytetarët, kurse këta pas intervenimit të shpejt me dy ekipe arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe penguan i njejti të zgjerohet.

Nuk dihen arsyet për shpërthimin e këtij zjarri, por organet hetuese po punojnë në zbardhjen e rastit./TVFESTA

Lajme të ngjashme

Back to top button