Ku qëndron problemi i Victoria Beckham në këtë foto? Fansat dalin kundër

Victoria Beckham, nëna e njërës prej familjeve më të njohura dhe më të dashura nga të gjithë, pak ditë më parë, kur më e vogla e Beckham-ve kishte ditëlindjen e saj të pestë, postoi këtë foto në Instagram për të uruar të ëmblën e saj Harper: “Happy Birthday baby girl! Ne të gjithë të duam shumë.” Por fotoja ku Vic është duke puthur në buzë të voglën e saj, ashtu siç ka marrë shumë komplimente të ëmbla, ashtu edhe është kritikuar nga fansat. Shumë komentues e shohin si problem faktin që Victoria puth në buzë vajzën e saj 5-vjeçare.

“Kjo është e gabuar” dhe “Ouuu” ishin vetëm disa nga komentet që janë shkruar në këtë fotografi. Megjithatë, kishte edhe shumë të tjerë në mbështetje të Victoria-s që shkruanin se edhe ata i puthin kështu fëmijët shumë herë. Madje, edhe shumë nëna kanë postuar foto me fëmijët e tyre duke i puthur në buzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button