Policia sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, për sulmin e huliganëve në Llokë

Ministria e Brendshme vazhdon të mos jep informata lidhur me sulmet ndaj banorëve shqiptarë në fshatin Llokë afër Sarajit.

Asnjë prononcim publik nga zëdhënësit e policisë që nga incidenti të premten mbrëma. E vetmja informatë që e dhanë gjatë ditës së djeshme ishte që 14 të rinj janë ndaluar në bisedë informative në stacion policor, pas çka janë lënë të lirë.

As në buletinin e sotëm ditor policia nuk jep asnjë detaj rreth incidentit. Natën e incidentit, edhe banorët që ishin viktima të sulmit akuzuan policinë për mos kryerjen me përpikëri të detyrës së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button