10 blerjet më të mëdha të merkatos së Janarit

Më përfundimin e merkatos së janarit, është momenti për të bërrë llogaritë për transferimet e bujshme, që në këtë periudhë më shumë vlejnë për t’u dhënë frymëmarjeve skuadrave që kanë shpenzuar në aspektet ku ato kanë dështuar gjatë pjesës së parë të sezonit.

Nuk ka patur lëvizje bombastike, megjithatë nuk mungojnë edhe surprizat, që nga huazimet apo shpennzimet marramendase, si në rastin e Huan Matas, që la Stemford Bridge për të kaluar në Old Traford te Manchester United.

Por pati raste të dështimit të negociatave, ku vlen të përmendet refuzimi nga Shalke i ofertës së Arsenalit për Julian Draksler, apo rezistenca e Dnjepro për të mos lejuar kalimin e talentit ukrainas Konoplyanko te Liverpool për 19 milionë euro. Gjithsesi po përpiqemi të listojmë 10 goditjet e merkatos së dimrit duke u nisur nga më pak sensacionalja.

10- I fundit për nga rëndësia konsiderohet transferimi I brazilianit Diego nga Volfsburgu te Atletiko Madrid në formën e huazimit. Në Vicente Calderon rikthehet një nga protagonistët e suksesit të vitit 2012 në Europa Ligë.

9 Ne vendin e nëntë është kalimi i talentit belg Kevin De Bruyne nga Chelsea te Volfvsburg, me skuadrën gjermane që shpenzoi 20 milionë euro për 22-vjeçarin.

8. Nje nga lëvizjet më sensacionale në Serinë A, që në renditjen e transferime është e teta, ishtë transferimi i Hernanes nga Lazio tek Inter për 17 milionë euro. Në kampin zikaltër pritshmëritë për 28-vjeçarin janë të mëdha, ndërsa në Romë vijojnë protestat e tifozëve kundër presidentit Lotito që pranoi lagimin e Hernanes.

7. Në vendin e shtatë klasifikohet transferimi i Osvaldos nga Southempton te Juventus në formën e huazimit. 28-vjeçari është një vlerë e shtuar në kampin bardhezi, por problem mbetet menaxhimi i sjelljes së tij aspak profesionale. Nëse do ta bindë Contën, Juventusi mund ta blejë në fund të sezonit.

Në vendin e 6 është sërish një goditje e Serisë A. Bëhet fjalë për blerjën e Radja Naingolan nga Roma, që shpenzoi 9 milionë euro për gjysmën e kartonit të mesfushorit belg, që duhet pranuar nuk ke eksperiencë ndërkombëtare.

Në vendin e pestë renditet kalimi i brazilianit Jorginho nga Verona te Napoli, De Laurentis pagoi 5 milionë euro për gjysmën e kartonit të mesfushorit i cili ka treguar personalitet me buzën veroneze.

Blerja e sulmuesit të Bazelit Mohamed Salah nga Celsi për 13 milionë euro konsiderohte një nga lëvizjet më të zgjuara të mëerkatos, për këtë arsye kjo marrëveshje klasifikohet e 4 e merkatos së janarit për nga rëndwsia.

Është sërish Chelsea skuadra që ka kryer transferimin e tretë më të rëndësishëm gjatë muajit janar. Bhet fjalë për blerjen e Nemanja Matic nga Benfika për 25 milionë euro, por mbrojtësi serb nuk mund të japë kontribut në Champions Ligë.

Nuk mund të mungonte Paris Saint Germain, që në këtë merkato ka bërë goditjen e dytë më të rëndësishme me transferimin e Cabaye nga Njukasëll në Parc de Prins për 23 milionë euro. Mesfushori 28-vjecar mund të japë kontribut edhe në Champions, ndaj dhe konsiderohet një blerje e rëndësishme për Laurent Blanc.

1. Dhe sigurisht, bomba e merkatos së janarit mbetet transferimi i Juan Matas nga Chelsea te Manchester United për 45 milionë euro.

Spanjolli nuk arriti të përshtatej në skemat e Jose Mourinhos, që me paratë e fituara nga shitja e 25-vjeçarit afroi lojtarë me karakteristika të tjera. Mata nuk mund të japë kontribut te djajtë e kuq në Champions Ligë, por shihet si njeriu që do të ndryshojë rrjedhën e rezultateve në Premier Ligë, ku United ka rrënë në vendin e 7. (Supersport)

Lajme të ngjashme

Back to top button