fbpx

Bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe i të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm

Në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi mbrëmë afër qendrës “Mavrovka”, jetën e ka humbur Bllazhe I, i lindur në vitin 1981, nga Shkupi.

Me veturën e ndihmës së shpejt ai është dërguar në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë nga lëndimet e marra.

Në këtë aksident, janë lënduar edhe bashkudhëtaret e viktimës, I C (1948), B.B (1987) nga lagjja Ilinden e Shkupit. Ata janë dërguar në spitalin e qytetit dhe pas dhënies së ndihmës së parë janë mbajtur në spital për shërim të mëtutjeshëm.

Të lënduar ka pasur edhe në veturën e tipit “Pasat”. Nga ky aksident kanë pësuar edhe XH.M (1995), S.I (1991) nga Shkupi dhe A.O (1990), nga Turqia, bashkudhëtar në veturën e tipit “Golf”.

Lajme të ngjashme

Back to top button