Skandaloze: Llatas u apelon maqedonasve për mobilizim kundër gjuhës shqipe

Paraqitje skandaloze e kryeredaktorit të Sitellit Dragan Pavlloviq-Llatas në lajmet e mbrëmshme të orës 19:00, transmeton Alsat-M.Llatasi, jo vetëm që iu bën thirrje hapur maqedonasve të votojnë për VMRO DPMNE-në, por shkon edhe më tej duke thënë se Gruevski duhet të votohet që të formojë Qeveri i vetëm dhe pa kushtëzimet e partive shqiptare.

Sipas Llatasit, nëse VMRO-ja merr 62 deputetë, do të pengojë kërkesën e BDI-së për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e shtetit.

 “Gruevski ka për detyrë që të marrë 62 deputetë ose më shumë, sepse në këtë rast BDI-ja nuk mund ta kushtëzojë VMRO-në dhe votuesit maqedonas, se nëse nuk pranohet dygjuhësia në tërë territorin e shtetit ata nuk do të hynë në Qeveri, ose do ta rrëzojnë Qeverinë nëse veç më është formuar. Pra, nëse duam të flemë të qetë rreth ultimatumit grek dhe dygjuhësisë në të gjithë shtetin, duhet që fituesi të marrë 62 deputetë ose më shumë, për shkak të interesave maqedonase”, tha Dragan Pavlloviq-Llatas, kryeredaktor i Sitellit.

Pavarësisht monologut të tillë skandaloz të Llatasit, institucionet nuk kanë reaguar por vetëm opozitarja LSDM duke i bërë thirrje atyre të reagojnë për këtë gjuhë urrejtje.

Lajme të ngjashme

Back to top button