11 gratë më me stil në histori, disa nga të cilat as nuk i njihni (FOTO)

Këto gra kanë drejtuar shtete, kanë shkruar libra, kanë vjedhur burra, kanë negociouar për traktate paqeje dhe janë dukur bukur gjatë gjithë këtyre veprimtarive. Sot, fashionistet nuk kanë të bëjnë fare me to, shkruan RevistaClass.

Diane de Poitiers (1499-1566)

E njohur si: Ishte dashnorja e Mbretit të Francës, Henri II.

Stili i veçantë: Doreza me perla dhe byzylykë të florinjtë.

Pse na pëlqen: Ajo ishte njëzet vjet më e madhe sesa Mbreti dhe është bërë e pavdekshme nga pikturat nudo të realizuara nga anëtarët e shkollës së Fountainbleau-së.

Markeza Luisa Casati (1881-1957)

E njohur si: Një trashëgimtare e pasur italiane.

Stili i veçantë: Penel i errët sysh, bizhuteri të rënda, fustane të derdhur dhe një leopard në litar.

Pse na pëlqen: Ajo u bë e pavdekshme nga artistë si Giovanno Boldini dhe Man Ray dhe skandalizoi shoqërinë me arratisjet e saj të marra.

Madame de Pompadour (1721-1764)

E njohur si: Dashnorja e Mbretit Luigji XV të Francës.

Stili i veçantë: Detajet rokoko pastel të mbuluara me fjongo dhe lule që i bënin veshjet e Marie Antoinette-s aspak emocionuese.

Pse na pëlqen: Ishte mbështetësja e shumë artistëve dhe filozofëve, përshirë Voltaire-n dhe kishte një ndikim të konsiderueshëm mbi Mbretin, aq sa ndihmoi negociatat për një aleancë mes Francës dhe Austrisë.

Sara Murphy (1883-1975)

E njohur si: Një emigrante e pasur që jetonte në jug të Francës me familjen e saj që u miqësua me shumë nga artistët dhe shkrimtarët më të mëdhenj të viteve ’20.

Stili i veçantë: Kostume banje të mbuluara me vargje të gjata perlash.

Pse na pëlqen: Picasso i ka bërë një portret dhe familja e saj ka qenë burim frymëzimi për personazhe të ndryshëm të librave të Fitzgerald-it dhe Hemingway-t.

Kontesha e Castiglione-s (1837-1899)

E njohur si: Dashnorja e Perandorit Napoleon III të Francës.

Stili i veçantë: Kosha fustanesh  aq të fryra sa mezi hynte në dyer, kapele bonnete me strehë dhe lidhëza  dhe maska.

Pse na pëlqen: Ajo ka qenë një nga njerëzit e parë që e ka përdorur fotografinë si formë arti dhe ka pozuar me këmbë dhe krah të zhveshur.

Perandoresha Elisabeth e Austrisë (1837-1898)

E njohur si Perandorësha e  Austrisë.

Stili i veçantë: Korsetë jashtëzakonisht të ngushta, shtresat e shumta poshtë fundeve dhe ornamentet bizhu në flokë.

Pse na pëlqen: Ajo harxhonte shumë orë duke stiluar flokët e gjatë, çdo mëngjes,me karfica me diamantë pasi i kapte bisht me perla dhe përsëri gjeti kohën për të ndihmuar në bashkimin e Austrisë dhe  Hungarisë.

Lady Agnew e Lochnaw (1865-1932)

E njohur si: Gruaja e një baroni dhe subjekt i një prej portreteve më të famshëm të John Singer Sargent.

Stili i veçantë: Flokë të errët të kapur pas topuz, fustane të bardhë dhe një shikim të ngulur.

Pse na pëlqen: Ajo është prova e fuqisë së artit, ky portret, bashkë me buxhetin e madh që merrte nga bashkëshorti i vjetër në moshë, e shpalli atë si një nga drejtueset e shoqërisë së lartë të Anglisë.

Misia Sert (1872-1950)

E njohur si: Një arbitre në shoqërinë parisiane, ishte shumë e afërt me Coco Chanel dhe artistë të tjerë të famshëm.

Stil i veçantë: Një model i veçantë flokësh të kapur, por sërish të lirshëm, fustane të gjatë dantellë, kapele të mëdha të zbukuruara me lule false që ngjiteshin lart.

Pse na pëlqen: Ajo etiketohej ‘Mbretëresha e Parisit’ nga tabloidet dhe ndihmonte miqtë e saj bohemë, në kushte të vështira ekonomike, si Sergei Diaghilev.

Evelyn Nesbit (1884-1967)

E njohur si: Një modele dhe aktore, burri i së cilës vrau ish-të dashurin e saj, arkitektin e famshëm Sanford White.

Stili i veçantë: Valë të gjata flokësh dhe shpatulla të zhveshura në mënyrë skandaloze për kohën.

Pse na pëlqen: Ajo ishte një supermodele para se kjo fjalë të ekzistonte.

Sonia Delaunay (1885-1979)

E njohur për: Pikturat e saj gjeometrike plot ngjyra dhe dizenjot e copave.

Stili i veçantë: Kapele cloche, dizenjo të ndezura dhe buzë të lyera me ngjyrë të errët.

Pse na pëlqen: Ajo ka qenë artistja e parë femër e gjallë, që ka pasur një ekspozitë të gjithë veprave të saj në muzeun e Louvre-it.

Lesley Blanch (1904-2007)

E njohur si: Një autore librash dhe historian britanike.

Stili i veçantë: Kaftanë, shalle dhe stoli ekzotike të marra në udhëtimet e saj.

Pse na pëlqen: Ajo udhëtoi në mbarë botën dhe shkroi përvojat e saj në shumë kujtime dhe romane të njohura.

Harper’s Bazaar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button