Pas akuzave përgjigjet Gulen: Erdogan mund ta ketë sajuar puçin

Pas akuzave të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se Fethullah Gulen qëndron prapa tentimit të grusht shtetit në Turqi, është kundërpërgjigjur ky i fundit.

Në një intervistë të veçantë që i ka dhënë “The Guardian” në rezidencën e tij në Saylorsburg të Pensilvanisë, Fethullah Gylen është shprehur se ai i refuzon të gjitha akuzat e hedhura se ka qenë pikërisht ai pas përpjekjes së të premtes mbrëma për një grusht shteti.

“Unë nuk besoj se bota do t’i besojë akuzat e bëra prej Presidentit Erdogan”, – është shprehur Gylen. “Ka gjasa që i gjithi ky të ketë qenë një grusht shteti i inskenuar, i planifikuar për akuza të mëtejshme [kundër Lëvizjes “Hizmet”], – shtoi ai. Gyleni u shpreh se ai është kundër çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake, madje shtoi se ai e ka vuajtur përherë mbi supe çdo herë që të ketë ndodhur një e tillë në Turqi gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. “Turqia nuk mund të kthehet pas më, tani që i është futur rrugës së demokracisë,” – deklaroi ai.

Fethullah Gyleni e dënon ashpërsisht përpjekjen për grushtshteti në vendin e tij

E dënoj me fjalët më të ashpra këtë përpjekje të ushtrisë për të rrëzuar qeverinë që ka ndodhur në Turqi. Qeveritë duhet të ndryshojnë nëpërmjet zgjedhjeve të drejta e të lira dhe kurrsesi nëpërmjet përdorimit të dhunës. I lutem Zotit për Turqinë, popullin turk dhe këdo që gjendet në Turqi në këto çaste. Lus Allahun që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë dhe në një mënyrë sa më paqësore.
Si një individ që e ka vuajtur mbi supe çdo grushtshteti të këtyre pesëdhjetë viteve të fundit, dua të shprehem se është tejet fyese për mua që të më lidhin me çdo kusht me një ngjarje të këtillë. I mohoj me çdo çmim të gjitha shpifjet e kësaj natyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button