Era Istrefi dhe menaxheri, pushimet e para si të dashur

Janë çifti i momentit: Era Istrefi, një këngëtare tashmë me famë ndërkombëtare dhe menaxheri i saj, Faton Shoshi.

Me një pamje prej barbi delikate dhe me një lëkurë të bardhë si porcelan, Era u shfaq fundjavën e kaluar në Dhërmi së bashku me të dashurin e saj. Ata erdhën me një makine shumë të shtrenjtë dhe luksoze dhe preferuan të bëjnë plazh në një vend të qetë.

Çifti duket që kalon kohë të bukur pranë njëritjetrit, pasi krahas lidhjes së dashurisë, ata kanë edhe për çfarë tjetër të flasin, sepse i lidh puna. Fatoni ka shumë rol në suksesin aktual në tregun muzikor sot në botë. Ishte vetë Fatoni ai që bëri të mundur lidhjen e kontratës 1.5 milion dollarë me “Sony” dhe “Ultramusic”, kontratë që i hapi dyert e karrierës në botë. Jeta e tyre tashmë mund të komentohet si dashuri, sukses dhe qejf. Kudo ku shkojnë për koncerte postojnë foto nga momentet e bukura të marrëdhënies së tyre.

 

Sa i takon të shkuarës së secilit, Fatoni më parë ka qenë i dashuri i këngëtares tjetër kosovare Zanfina Ismajli, ndërsa Era ka pasur një tjetër të dashur menaxher, Drin Zatriqin.

Një nga detajet që ra në sy teksa paparaci fotografonte Erën dhe të dashurin e saj, ishte edhe makina “Rolls-Royce”. Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas makinave të luksit, kjo është një markë shumë e shtrenjtë që vetëm të pasurit mund t’ia lejojnë vetes ta përdorin.

Kjo markë makine, qoftë në versionet moderne, ashtu edhe ato antiket, nuk mund të bëjë anjëherë më pak se 200 mijë dollarë dhe çmimet variojnë deri në 500 mijë dollarë. Kudo në botë njihet si makina e të pasurve, ndërkohë që një këngëtare e re si Era vjen në Dhërmi me një makikë të tillë, e cila me siguri duhet të jetë e të dashurit, pasi sipas atyre që e njohin, Fatoni është shumë mirë ekonomikisht.

/panorama.com.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button