Profeti Muhamedi a.s, a po rikthehet në qendër të vëmendjes botërore?!

Sipas studimeve Eskatologjike Islamike , vargjet e Kuranit famë lartë dhe hadithet e Profetit para më shumë se njëmijë e katërqind vite kanë paralajmëruar pushtimin e një qyteti.

Askush këtë deri më sot nuk e ka pohuar, asnjë zë tjetër, vetëm profecia këtë e ka pohuar ?!

A është pushtuar ndonjëherë apo veç më ka filluar pushtimi i qytetit që pohon profecia ? Cili është ai qytet, Konstatinopoja e dikurshme apo Stambolli i sotëm, apo ndonjë qytet në Siri ?

Si do të ndodhë ,,pushtimi,, i këtij qyteti dhe kurë do të ndodhë ajo, Allahu e din më së miri.

A kanë ndodhur dhe a do të ndodhin aleanca të paralajmëruara në vargjet e Kuranit famëlartë dhe nga Hadithet profetike , çka ka ndodhur e dimë e çka do të ndodhë mbetet të shihet.

Madje , a e krijoi dhuntia e Krijuesit të Gjithësisë, gjeografinë e Turqisë me NGUSHTICËN E BOSFORIT , që ky vend të ketë në fuqi mundësinë e kontrollit të sajë për të balancuar fuqitë e mëdha, për të mos mundur të zbatojnë projektet e dinastive që kontrollojnë botën, që ky planet të ketë sa më pak njerëz.

Cili do të jetë tani e tutje pas dështimit të grushtetit kohabitimi i Turqisë ,SHBA, BE dhe Rusisë mbetet të shihet ?

Cilat aleanca qeverisja e presidentit Erdogan do ti preferoj tani e tutje janë sfidat që do të shfaqen në të ardhmen ?

Presidenti Erdogan u shpreh me emocionet më të larta menjëherë pas ngjarjeve tragjike se ,,Tentimi për grusht-shtet ishte dhuratë nga Zoti për ta pastruar ushtrinë turke nga tradhtarët,, .

Vargjet Kuranore dhe profecitë , kanë paralajmëruar edhe zhvillimin e IT-teknologjisë dhe rrjetet sociale. Presidenti Erdogan FB e ndaloi , por për çudi mu këta rrjete atë e ndihmuan që populli turk për pak çaste të sensibilizohet me demonstrimin e tyre kundër ,,puçit ushtarak,, për të mbrojtur qeverisjen e zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Turqinë dhe presidentin Erdogan e presin sfida të mëdha. Këtë qeverisje dhe presidentin Erdogan, Zoti do ti ndihmojë sipas QËLLIMEVE të tyre . Neve na mbetet vetëm që Ti lutemi plotfuqishmërisë së tij që ata ti ndihmojë me dhuntitë e Tij!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button