Mënyra e duhur për të lënë duhanin

Lënia e duhanit nuk është aspak e lehtë, ndaj ka pasur shumë persona që e kanë nisur diçka të tillë dhe nuk ia kanë dalë mbanë.

Por duket se sporti ndihmon në këtë drejtim dhe kjo gjë konfirmohet nga një studim amerikan, ku thuhet se palestra dhe veçanërisht ngritja e peshave, i bënë duhanpirësit më rezistent ndaj tundimit për duhan, ndërsa i dobëson, u tonifikon muskujt dhe i mbron nga sëmundjet kardiake.

Në përfundim të studimit 16% e kampionit që ishin marrë me ngritje peshe kishin hequr dorë nga duhani dhe kishin më pak yndyrë në trup. Në këtë linjë në përfundim të studimit u theksua se nikotina stimulon sistemin nervor qendror që të lëshojë neurotransmetues, gjë e cila ndodh edhe gjatë aktivitetit fizik, veçanërisht prej atij me sforcime, siç është ngritja e peshave./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button