Ndalohet “Agimi i Artë” krijohet partia “Agimi Kombëtar”

Deputeti dhe zëdhënësi i “Agimit të Artë”, Elias Kasidhiaris, partia naziste greke, njoftoi krijimin e “Agimit Kombëtar”, partia e re që do të zerë vendin e partisë aktuale, nëse kjo e fundit do të konsiderohet e paligjshme nga gjykata.

Ky njoftim, sipas faqes së internetit In.gr, u bë përpara 3 000 mbështetësve që manifestuan në një prej rrugëve kryesore të Athinës, për të përkujtuar një incident të 18 viteve më parë mes Greqisë dhe Turqisë për pronësinë mbi ishullin e vogël Imia në detin Egje.

Kasidhiaris deklaroi ironikisht se partia është krijuar nga patriotë dhe në të nuk do të bëjnë pjesë vrasësit e “Agimit të artë”.

Vetë Kasidhiaris është akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, akuzë që çoi në burg liderin e ”Agimit të artë”, Nikos Mihaliolakos dhe pesë eksponentë të tjerë të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button