Shefqet Krasniqi: Urime popull vëlla turk, jemi me ju

Dijetari dhe ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqat Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka uruar popullin turk për pengimin e grusht shtetit të mbrëmshëm, ndërsa ka ngushëlluar popullin francez për tragjedinë e Nices. Sipas tij, “Zoti deshi dhe puçi ushtarak dështoi, e të gjithë muslimanët dhe miqtë e sinqertë të popullit turk u gëzuan”.

Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Urime popullit vëlla turk dhe ngushëllime popullit mik francez

Se Turqia po përjeton momente të rënda është parë që sa kohë, por ajo çka ndodhi mbrëmë ishte diçka që ia vuri kapuçin. Në fakt, dolën në pah shumë mynafikë e hipokritë, të cilët për interesat e tyre të ngushta nuk e kursyen as interesin shtetëror. Të atillë ka gjithkund, ka edhe tek ne, por në Turqi si duket paska shumë. Zoti deshi dhe puçi ushtarak dështoi, e të gjithë muslimanët dhe miqtë e sinqertë të popullit turk u gëzuan shumë. Ndaj, faleminderit o Zot që e ruajte popullin turk dhe liderin e saj Erdoganin. Urime popull vëlla turk, jemi me ju.

 Ndërsa në anën tjetër të Evropës, atë që dëgjuam dhe pamë përmes syrit të kamerave mbi masakrën ndaj të pafajshmëve që ndodhi në Nice, Francë, pikërisht gjatë ditës së festimit të pavarësisë së Francës, nuk dimë se si ta quajmë ndryshe vetëm se krim i shëmtuar, i neveritshëm, tirani njerëzore, terror dhe akt barabar kundër njerëzve të pafajshëm.

Pa asnjë dyshim se të gjithë shqiptarët, të gjithë muslimanët, por edhe të gjithë njerëzit e mendjes se shendosh e më shpirt të dëlirë anekënd botës janë të indinjuar me rastin e këtij akti barbar gjatë ditës se djeshme në Nice të Francës.

Me këtë rast shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe mbarë popullit francez për këtë bela te madhe që po e godet Francën mike tash e sa herë me radhë. Në qëndrojmë përkrah Francës në këtë rast sikur ndaj cilitdo vendi tjetër të viktimizuar, ndaj të cilit ushtrohet dhunë, terror e padrejtësi.

Një gjë është e sigurt e të cilën e kemi potencuar sa herë se terrori nuk njeh fe, besim e as nacionalitet. Vetëm disa ditë më parë sulm terroi, të ngjashëm por në përmasa më të vogla, patëm edhe në një prej vendeve më të shenjta të muslimanëve, Medinë, nga të ashtuquajturit ‘muslimanë’. Terrori dhe terrorizmi janë armik i tërë njerëzimit ndaj të gjithë njerëzit pa dallim duhet të qëndrojnë pranë njeri-tjetrit për të mënjanuar këtë të keqe të përbashkët.

Lutëm dhe mbetem me shpresë që akte të këtilla qyqare, barbare, jo njerëzore dhe jo-qytetëruese nuk do të përsëritën më jo vetëm në Francë por askund në botë.

Sinqerisht, vëllai dhe miku juaj

Dr. Shqefqet Krasniqi”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button