Napoli transferon mesfushorin Giaccherini

Napoli dhe Sunderland arritën marrëveshje mbi transferin e futbollistit të kombëtare së Italisë, Emanuele Giaccherini (31), raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat britanike thonë se klubet janë marrë vesh që Napoli të paguajë dëmshpërblim prej 2.4 milionë euro për futbollistin 31-vjeçar, i cili në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Bologna, dhe do të ishte futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Trajneri italian Paolo Di Canio në vitin 2013 e solli Giaccherinin në Sunderland ku luajti në 18 ndeshje në Premier Ligën Angleze por vendosi të kalojë në huazim te Bologna.

Giaccherini shkëlqeu në EURO 2016, ku luajti katër nga pesë ndeshjet e ekipit kombëtar italian dhe shënoi një gol në triumfin ndaj Belgjikës me rezultatin 2:0.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur më së shumti për klubet italiane. Në vitin 2011 iu bashkua Juventusit ndërsa më vonë kaloi në Sunderland. Për kombëtaren e Italisë ka zhvilluar 29 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button