Gormez: Struktura paralele tradhtinë më të madhe e ka bërë ndaj Islamit

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez në një deklaratë për TV Diyanet u shpreh: “Ata të cilët kanë mbjellë farën e së keqes dhe fitnes prej 40 vitesh në këto troje në emër të fesë, ta dinë që kanë dëmtuar rëndë popullin tonë. Kjo strukturë paralele e cila i ka dhënë mendjen në shërbim të dikujt tjetër dhe shpitin dikujt tjetër tradhtinë më të madhe i’a ka bërë fesë tonë, Islamit e cila është fe e së drejtës dhe mëshirës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke dënuar tentativën e organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti, Görmez në fjalën e tij ka shtuar: “Ngushëllime për çdo qytetar të popullit tonë. Unë uroj që Allahu të mëshirojë ata të cilët humbën jetën gjatë natës së mbrëmshme dhe iu uroj shërim të shpejtë të plagosurve”.

“Dita është dita e unitetit kombëtar, kjo është dita për të groposur në varrin e historisë këtë natë ankthi dhe dita për të rindërtuar unitetin dhe stabilitetin. Gjatë natës së mbrëmshme nuk kanë heshtur ezanet dhe sala-të deri në agim. Për këtë falënderoj të gjithë ata që bënë këtë gjë. Falënderoj Allahun që me zërin e ezaneve dhe sala-ve shtypi ata puçistë të cilët kanë shtypur ezanët në të shkuarën. Mendoj që askush nga vëllezërit tanë nuk ka qenë kundër atyre ezaneve dhe sala-ve që shtypën zhurmën e avionëve dhe tankeve të cilat ishin drejtuar nga populli”, është shprehur Görmez.
Ai ka shtuar: “Të gjithë duhet të dinë që puna jonë nuk është vetëm të falim namaz. Detyra jonë është të mbajmë në këmbë gjendjen shpirtërorë të popullit tonë të shenjtë i cili ka qenë shpresa e atyre që i bëhet padrejtësi gjatë gjithë historisë”.

Görmez ka theksuar gjithashtu se falënderon të gjithë ata drejtues fetarë nga jashtë vendit që i kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë përkrahur Turqinë në këtë moment të vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button