Elvana Gjata bëhet si Beyonce

Këngëtarja e hitit 1990 Elvana Gjata sapo ka lançuar një tjetër këngë që i përket atyre viteve. Në klip ajo duket se ka huazuar shumë nga kilipet e fundit të këngëtares Beyonce.

Ngjashmëria është e njejtë si këngëtarja amerikane me ngjyrë përsa i përket flokëve.

Kënga quhet “Disco Disco” ku bukuroshja Gjata në bashkëpunim me “Kaos” vjen shumë trendy. Shumë nga fansat e këngëtares e kanë krahasuar atë me divat Jennifer Lopez apo Beyonce.

Kënga e re ka edhe një risi tjetër, këngëtarja Elvana Gjata ka rikthyer prezantuesen e mirënjohur Silvana Braçe, e cila shfaqet në fillim të këngës duka na kujtuar programin muzikor që prezantonte në fillim të viteve 90 në Televizonin Publik Shqiptar.

“Disco Disco” pritet të jetë hiti i radhës i Elvana Gjatës si dhe pjesë e albumit të saj të tretë./ Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button