Mediat europiane nisin debatin pas dështimit me Turqinë: si gënjyem për një natë!

Mediat europiane, të përballura me dështimin e tyre mbi mbulimin e ngjarjeve në Turqi, një ditë më pas po debatojnë mbi atë që kanë shkelur mbrëmë dhe nuk arritën dot të orientohen.

Mediat britanike dhe amerikane kanë pasur titujt deri në mëngjes kur puçi kishte marrë fund se “ende nuk dihet kush e ka kontrollin”.

Ndërkohë, në mediat italiane ka nisur një debat mbi të ashtuquajturit analistë që përdorin klishetë e vjetra.

Paolo Garimberti, editorialisti i La Repubblica-s për çështjet ndërkombëtare, deklaroi mbrëmë se Erdogan është i izoluar dhe ushtria gjithmonë mbron rendin laik dhe gjëra të tjera.

Por kolegë të tij e kanë akuzuar se mban të gatshme shkrime që nga viti 1974.

Gianluca Di Feo, një gazetar i njohur i së përditshmes La Repubblica, në analizën e tij thekson se ushtarakët që tentuan puccin bënë një luftë kundër kohës.

Sipas Di Feo-s, plani i puçistëve ishte që të izolojnë dhe në mos të eliminojnë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, dhe më pas të ndërhyjnë për të marrë të gjithë institucionet.

Por sipas tij, gjithçka ka ndodhur për gjysëm orë dhe këtu ata kanë dështuar.

Erdogan ka arritur të mobilizojë njerëzit të dalin në rrugë dhe kjo ka prishur gjithçka.

Gazetari i së përditshmes prestigjoze italiane, thekson se pjesa më e madhe e njësive të ushtrisë turke, siç janë armatat e Stambollit dhe ata në kufi me Sirinë dhe Iranin kanë mbetur besnike të qeverisë.

Sipas tij, forcat speciale turke elitë gjithashtu kanë kundërshtuar puçin, duke bombarduar me helikopterëtCobra trupat puçiste.

Gjithë pikëpyetjet vijnë për forcat ajrore dhe për këtë ende nuk dihet çfarë pozicioni kanë mbajtur, pasi disa mjete si avionë dhe helikopterë janë përdorur për të sulmuar.

Një nga këta avionë ka bombarduar Parlamentin e Turqisë dhe pikërisht këtu është bërë gafa më e madhe.

Një mbështetje më e madhe për Erdogan kanë qenë forcat speciale antiterroriste të policisë, të cilat janë forcuar në vite dhe pajisur me mjete ultra moderne. Këto forca kanë qenë në krah të Presidentit.

Por sipas Gianluca di Feo-s, dy kanë qenë pikat që kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në puçin e shtetit.

E para është deklarata e Erdogan në smartfon ku u ka bërë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe dënimi i të gjithë liderëve botërorë ndaj tentativës për grusht shteti. Asnjë nga kancelaritë perëndimore nuk ka përkrahur tentativën e ushtarakëve.

Dhe ajo që nënvizon më tej Di Feo, janë ushtarët. Ndonëse vite më parë ushtarët rekrutë ishin bujq dhe të paditur e në këtë mënyrë i bindeshin në mënyrë qorrazi urdhërave, sot të rinjtë janë mendjehapur dhe janë pjesë e shoqërisë civile që voton dhe merr pjesë në jetën publike të vendit.

“Janë të rinj të ditëve të sotme dhe ata kurrë nuk mund të qëllonin kundër popullit”.

Kurse Antonia Ferrari i Corriere della Sera-s, edhe pse akuzon kolegët e tij europianë se janë treguar fëminorë me lajmet mbi Turqinë, sidomos mbi mundësinë e largimit të Erdogan, thekson se puçi është një farsë e përgatitur nga presidenti turk.

“Po si, janë 200 të vdekur”? e pyet gazetari që interviston. Ferrari i përgigjet: “Në fakt do të thoja farsë nëse s’ka të vdekur, po prap e mendoj”.

Me një fjalë supozime…

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button