Vazhdon edhe sot protesta e qytetarëve para Ambasadës së Turqisë në Shkup

Në rrjetin social Facebook sot u bë thirrje për protestë para ambasadës së Turqisë në Maqedoni, me fillim në orën 19:00.
Qytetarët e Maqedonisë do të mblidhen që t’i japin përkrahje demkracisë në Turqi dhe janë kundër tentimit për grusht shtet.
Protestat e para paqësore para ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, filluan dje pas mesnate menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit turk Binali Yildirim, në lidhje me përpjekjen e organizatës terroriste FETO për grusht shtet të Turqisë.

111
Ndërsa sot Lidhja e shoqatave joqeveritare turke bëjnë thirrje për masovitet dhe përkrahje. Linkun e ngjarjes në rrjetin social në Facebook mund ta gjeni këtu: https://www.facebook.com/events/985418011555954/

Ekipi i Portalb do të ju njoftojë edhe sot me ngjarjet më të fundit të kësaj proteste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button