fbpx

Policia arrestoi trafikantët e emigrantëve sirian

Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar dhe janë nxjerrë para gjykatësit për procedurë të mëtejshme, i cili u ka shqiptuar masën paraburgim prej 8 ditësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “trafikim me emigrantë”.

Prokuroria themelore publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur dyshime ndaj 28 vjeçarit me iniciale A.SH., dhe 33 vjeçarit R.B, se më 30 janar të këtij viti që të dy kanë trafikuar dhjetë shtetas të Sirisë emigrantë ilegalë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas informacioneve të policisë, më 30 janar rreth orës 3.30 minuta, njësiti policor special “Alfat” në lagjen “Autokomandë” të Shkupit kanë ndalur automjetin e llojit “BMW”, me targa të Gjevgjelisë i drejtuar nga A.SH., dhe më pas makinën e llojit “Pasat Wolsfagen” me targa të Velesit i drejtuar nga personi R.B., dhe veturën “Opel omega” po ashtu me targa të Gjevgjelisë e drejtuar nga deri më tani person i panjohur. 

Në makinat Pasat dhe në Opel njësiti “Alfat” kanë zbuluar 10 emigrantë ilegalë nga Siria.
 
Me të arritur në Shkup, më saktë në lagjen “Autokomandë”, personat A.SH. dhe R.B., janë ndalur dhe arrestuar, ndërsa personi i cili e ka ngarë makinën “Opel” ka arritur të arratiset duke e lënë automjetin me emigrantët nga Siria.
  
Pas kësaj emigrantët ilegalë nga Siria janë strehuar në Qendrën për pranimin e të huajve për shkak të sigurimit të tyre në procedurën e mëtejshme penale, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button