MF: Maqedonia nga sot ka qasje deri në 25 milionë euro nga Banka Botërore

Ministria e Financave sot informoi se Banka Botërore i vendosi në dispozicion Maqedonisë mjetet nga Projekti për përmirësim të shërbimeve komunale 2, njofton TV21.

“Kjo do të thotë se Maqedonia nga sot ka qasje deri te këto mjete nga Banka Botërore në vlerë prej 25 milionë eurosh, të cilat janë të dedikuara për mbështetje të projekteve kapitale në komunat në shtet”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Financave.

Bordi i bankës Botërore shfrytëzimin e këtyre mjeteve, siç thuhet, fillimisht i kushtëzoi me mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, gjegjësisht t’i vendosin në shfrytëzim pas përfundimit të zgjedhjeve, tani e ndryshuan vendimin dhe mjetet bëhen efektive që nga sot.

Ministria e Financave thekson se në kohë më të shpejtë të mundur do të publikojë thirrje publik deri te komunat për aplikim për këto mjete.

“Përmes Projektit të parë për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP 1 me sukses janë financuar 70 projekte në 54 komuna, në kuadër të së cilave u ndërtuan shkolla, kopshte, rrugë lokale, ujësjellës, kanalizime dhe projekte të tjera kapitale për përmirësim të jetës në komunat e Maqedonisë”, informojnë nga Ministria e Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button