Çka dihet saktë për puçin në Turqi?! (VIDEO)

-Një tentim grushtshtet ushtarak është ndërmarr të premten mbrëma në Turqi, në përpjekje për të rrëzuar presidentin Rexhep Taip Erdogan, duke e akuzuar atë se po minon traditën sekulare të shtetit. Por, puçi u vu nën kontroll gjatë natës, fal popullit dhe forcave besnike qeveritare, transmeton TV21.

-Erdogan në momentin kur u zhvillua tentim grushtshteti ishte në pushime në resortin Marmaris, ndërsa është kthyer në orët e para të mëngjesit në Stamboll. Me të arritur ka thënë se tentim grushtshteti paraqet një “tradhti” të cilën e kanë bërë “një pakicë (fraksion) i forcave tona ushtarake”.

-Të paktën 194 veta kanë vdekur gjatë tentim grushtshtetit, në mesin e të cilëve 41 janë policë, dy ushtarë të rregullt, 47 civilë dhe 104 njerëz të cilët janë përshkruar si “puçistë”.

-Kryeministri turk Binali Yildirim tha të shtunën paradite se mund të priten ndryshime në kodin penal, përmes së cilave do të kthehej në fuqi dënimi me vdekje, si masë ndëshkuese për puçistët.

-Të shtunën në mëngjes kanë nisur dorëzimet masive të ushtarëve të përfshirë në tentim grushtshtet, ku të parët ishin ata që ruanin në postbllok urën e Bosforit në Stamboll, të cilët lanë tanket dhe armët, dhe me duart të ngritura lartë u dorëzuan te policia. Skenar i njëjtë ngjau edhe me shumë ushtarë të tjerë, të cilët u dorëzuan në qytetet tjera. Mbi 2800 ushtarë që cilësohen si puçistë janë arrestuar.

-Dy major, një kapetanë dhe pesë ushtarë të thjeshtë të Turqisë, kanë kërkuar azil politik në Greqi, pasi ateruan të shtunën në mëngjes me helikopter ushtarak e llojit BlackHaëk në Aleksandropulos.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to Eroll Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button