Gostivar, nënshkruhet marrëveshje për financimin shtegut të ecjes deri në Vërtok

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me drejtorin e Qendrës për Zhvillim të Rajonit të Planifikuar të Pollogut, Adil Emini nënshkruan kontratë për bashkëfinancim të projektit “Shteg ecje të shëndetshëm për banorët e komunës së Gostivarit, duke filluar nga Gostivari deri në fshatin Vërtok dhe një studim para-fizibiliteti për zhvillimin e eko-turizmit.     

Komponenta e parë e projektit përfshin aktivitetet në përgatitjen e dokumentacionit teknik edhe atë, punën Gjeodezike (dizajnimi, matja dhe sigurimi i shtegut për ecje) në një gjatësi prej 9.3 km. 

Kjo fazë e projektit përfshin këta aktivitete: Çertifikatë nga Plani detal urbanistik, të dhëna numerike nga Kadastra, pronësi, projekt kryesor infrastrukturor (fazat e dizajnimit kryesor infrastrukturor duke përfshi elaboratin për vlerësimin e ndikimit në mjedis) dhe revizioni i projektit kryesor infrastrukturor, kërkesa për leje ndërtimi (leje e ndërtimit është marrë). 

Kostoja totale e dokumentacionit teknik në këtë fazë të projektit është e përfshirë në shumën e planifikuar e mjeteve të parapara (14.260.00 Euro)

Komponenta e dytë e projektit përfshin draft studimin e para-fizibilitetit për zhvillimin e turizmit  ne territorin e komunës së Gostivarit, kostoja e të cilit është 6000 Euro.

Fondet për realizimin e këtij projekti janë 20.260 euro, 14.260 euro i siguron organizata gjermane për zhvillim GIZ-RED, ndërsa komuna e Gostivarit participojë me 6.000 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button