Tetovë, hapësirat e gjelbra me përmasa oborresh, janë shndërruar në vend parkime të egra

Copëza hapësirash, të përmbledhura në sipërfaqen e  përgjithshme të qytetit të Tetovës, tani më janë shndërruar në vend parkime të egra, të mbuluara nga mbeturinat.

Një hapësirë, dikur e gjelbëruar dhe e mbajtur mirë, para shkollës së mesme të muzikës, tani më është bërë një vend parkim i egër. Pamjet e mbeturinave të dala nga kontejner që nuk mund të gëlltitin gjithë hedhurinat, dhe taksi veturat e parkuara, në  hapësirën para shkollës së muzikës, me vite të tëra janë tabloja e mirëseardhjes në skajin tjetër të qytetit.

Hapësirat e ngushta të ngelura mes pallateve, qarkoret e vogla të qytetit dhe disa hapësira në periferi që janë  të mbuluara nga mbeturinat, përbejnë statistikën zyrtare të Komunës së Tetovës, për hapësirat e gjelbra. Këto hapësira me përmasa oborresh anekënd qytetit, konvertohen në  një sipërfaqe prej 411 mijë metër, hapësira të gjelbra në qytetin e Tetovës.

Këtë të dhënë për Portalb e konfirmon drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka. Sipas tij unaza e madhe në qendër të qytetit ka shtuar sipërfaqen e hapësirave të gjelbra, që rrumbullakoset në 411 mijë metër katrorë.

 Duke iu referuar kësaj statistike, autoritete e qeverisjes lokale nuk japin të dhëna më precize lidhur me definimin e  qartë për hapësirat e gjelbra në Tetovë.

Si hapësira të gjelbra me përmasa pak më të mëdha se qarkoret e zakonshme, konsiderohen parku i “Xhamisë së Larme” dhe hapësira rreth pallatit të kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button