Dibranët kanë frikë se Qeveria do t’ua marrë lumin Radikë

Deputetët e zonës së Dibrës, në një takim me përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare, prezantuan angazhimin e tyre kundër projektit të “Fusha e Lukovës”. Së bashku me përfaqësuesit e OJQ-ve, ata shprehën drojën e tyre lidhur këtë projekt, dhe premtuan angazhimin e tyre deri në fitoren përfundimtare.

 “ Kemi filluar me betejën tonë por ende nuk kemi marrë fitoren e fundit. Kjo që  bëjmë është mirë, por edhe në të ardhmen duhet të na përmbajnë të tjerët sepse puna është shumë serioze. Qeveria  ka filluar aktivitete që të ketë realizim të atij projekti kështu që  duhet të gjejmë strategji tonat që të ndalojmë këtë mënyrë të Qeverisë , theksoi para përfaqësuesve të OJQ-ve në Dibër , deputeti i Parlamentit, Rejhan Durmishi .

 “Unë kam besim në ministrat tanë dhe besoj që ky projekt nuk do të realizohet, pa marrë parasysh se çka do të tregojë studimi i fundit i Bankës Botërore. Unë edhe në të ardhmen do të jem pranë jush  për gjithçka që ka nevojë, nëse duhet edhe për propozim ligj i cili bëhet me 10 mijë nënshkrime nga banorët por edhe me një nënshkrim të një deputeti. Për këtë unë kam  përkrahje edhe nga Durmishi, deputetja Liljana Popovska dhe  deputetë të tjerë të pozitës dhe opozitës, theksoi deputetja e zonës së Dibrës, Julijeta Marku.

Përfaqësuesit e OJQ-ve, janë të prerë kundër devijimit të lumit Radikë dhe krijimit të projekteve energjetike, duke ruajtur paprekshmërinë e këtij lumi.

“Pika e parë  nuk ka devijim, për  ujin nuk ka bisedime me dibranët , mund të flasim për projektin “Fusha e Lukovës” nëse ka rrjedhë normale të lumit por edhe nëse këtu ka dëm nuk do të ketë projekt të tillë”, theksoi kryesuesi i OJQ-ve, Dritan Lleshi. 

“Vendimi ynë që mos ketë devijim uji do të bëhet para zgjedhjeve presidenciale , meqë presidenti asnjë fjalë nuk ka folur për çështjen tonë, nuk ka kuptim të ketë votime për  zgjedhje presidenciale në Dibër”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button