Kabineti i Ivanovit: Me kujdes të ndiqet gjendja e sigurisë

Presidenti Gjorge Ivanov me kujdes të veçantë po i ndjek ngjarjet dhe zhvillimin e gjendjeve në Republikën mike të Turqisë. Në kontakt të vazhdueshëm është me të gjithë institucionet e sigurisë në Maqedoni, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme dhe me Armatën e Republikës së Maqedonisë, njoftoi Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Kabineti thekson se pas marrjes së të dhënave për qëllimet e kryerjes së grushtit të shtetit në Turqi, Armata e Republikës së Maqedonisë ndërmori një sërë masash dhe aktivitetesh për mbrojtje të kufirit shtetëror dhe informoi se për momentin po mbahet takim i grupit për vlerësim për analizë të gjendjes së sigurisë.

Kabineti informon se Ivanov dhe udhëheqësi i menaxhmentit të krizave vazhdimisht janë informuar nga subjektet e angazhuara që të ballafaqohen dhe t’i parandalojnë kanosjet dhe rreziqet. Menaxhmenti i krizave i Republikës së Maqedonisë i ndjek gjendjet në të gjithë shtetet e rajonit të cilët ballafaqohen me kanosje të sigurisë dhe krizën e refugjatëve dhe emigrantëve.

“Republika e Maqedonisë e mbështet qeverinë e zgjedhur demokratike të Republikës së Turqisë e cila si vend-anëtare e NATO-s dhe si shtet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ballafaqimin me sfidat globale është miq i madh dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov e mbështet normalizimin e gjendjeve në Republikën e Turqisë dhe bën thirrje për respektim të institucioneve demokratike dhe evitim të çfarëdo lloj dhunë dhe gjakderdhje”, njoftoi Kabineti i Ivanovit.

Presidenti, shtohet në kumtesë, konsideron se paqja dhe stabiliteti është me rëndësi kyçe për secilin shtet në rajon dhe në këto momente nevojitet mençuri dhe qetësi. Presidenti i Maqedonisë rekomandon se qëllimet politike duhet të arrihen vetëm me dialog dhe në pajtueshmëri me vullnetin e qytetarëve në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button