Siri, në sulmet e regjimit vriten 25 civilë dhe 60 të tjerë plagosen

Në sulmet e avionëve dhe helikopterëve të forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në disa lagje të Halepit janë vranë 25 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi me bomba fuçi është kryer në tre lagje të Halepit. Zyrtari i mbrojtjes civile të Halepit Ibrahim Ebu Leys tha se avionët dhe helikopterët e forcave të regjimit sulmuan lagjet Firdaus, Maadi dhe Magayir, të cilat janë nën kontrollin e opozitës.

Nga këto sulme janë vrarë 25 civilë, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Janë duke u kryer operacione të shpëtimit dhe tërheqjes së të bllokuarve nën rrënojat e ndërtesave. Abu Leys theksoi se në vendbanimet në veri të Halepit helikopterët hodhën bomba fuçi, kurse avionët bomba vakum.

“Forcat e Asadit kanë gjuajtur edhe ndaj ekipeve të mbrojtjes civile që erdhën në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan në spitale në periferi, të cilat janë të vendosura në zonat e kontrolluara nga opozita”, tha Abu Leys.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button