Ministri Ameti për vizitë në Kanionin e Matkës, aksion për pastrim dhe rregullim të mjedisit

Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, Bashkim Ameti, sot e vizitoi lokalitetin e Kanionit të Matkës, ku me iniciativë të tij u zbatua aksion për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës.

Përveç grumbullimit të mbeturinave dhe sigurimin e koshave shtesë të mbeturinave, njoftoi sot Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, aksioni ka për qëllim që të rritë shkallën e ndërgjegjies dhe zhvillimin e shprehive të mira tek vizitorët për menaxhimin me mbeturinat komunale.

“Kjo duhet të kontribuojë për një mjedis më të pastër dhe për ruajten e mjedisit jetësor në këtë lokalitet shumë të bukur i cili njëkohësisht është edhe monument natyre”, thuhet në njoftim. Në aksion u përfshinë ndërmarrja publike komunale nga Qyteti i Shkupit dhe nga komuna e Sarajit, përfaqësues të ARM-së si dhe vullnetarë nga komuna dhe venbanimet përreth.

“Mbeturinat grumbulloheshin në dhe rreth shtegut për kajak afër lumit Treska, deri në digën e kanionit Matka, ndërsa në këtë shtrirje janë vendosur gjashtë stola të rinj dhe 20 kosha për mbeturina të siguruar nga Pakomak”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button