LISBA: Ligji për ndalimin e ezanit, cënon të drejtat e muslimanëve

Lëvizja Islame Bashkohu shprehet se votimi i ligjit për ndalimin e ezanit është luftë e cila bëhet kundër identitetit musliman, parimet fundimentale njerëzore dhe se qëllimi i saj është lufta e pakompromis ndaj islamit dhe muslimanëve në Kosovë.

LISBA e konsideron se një ligj i tillë cënon të drejtat e muslimanëve dhe si e tillë LISBA nuk do të lejon aplikimin e një ligji të tillë duke ju bërë me dije se ndalimi i ezanit është tejkalim i vijës së kuqe. “Ju bëjmë me dije se xhamia është trupi ynë, kurse ezani shpirti ynë dhe ne nuk do të lejojmë të na lëndohet asnjë pjesë e trupit e shpirtit.

Prandaj, denoncojmë dhunën që po ushtrohet ndaj muslimanëve dhe ftojmë pushtetin të vetëdijësohet më në fund dhe të jet në shërbim të popullit e jo shërbëtor i armiqve të popullit”, thuhet në kumtesën e LISBA-s. /kosovasot/

Lajme të ngjashme

Back to top button