BFI e Maqedonisë i dërgon telegram përkrahjeje presidentit Erdogan dhe popullit turk

“Përpjekjet për ta rrënuar me dhunë një pushtet legal dhe legjitim, janë të dënueshme sipas të gjitha kodeve të njerëzisë por edhe me Islam. Ajo që ndodhi mbrëmë në Turqi është akt i pastër terrorist”, thuhet në telegramin përkrahës të BFI-së.

“Myslimanët e Maqedonisë janë me popullin vëlla turk si dhe me të gjitha organet e pushtetit turk të zgjedhur rrugëve demokratike. Vota e popullit nuk nëpërkëmbet aq lehtë. Të gjithë puçistët dhe destruktivët e brendshëm apo të jashtëm të dënohen sipas ligjeve adekuate të shtetit popullor dhe demokratik turk. Si BFI dhe si myslimanë të Maqedonisë japim përkrahjen maksimale kryetarit të shtetit, qeverisë dhe të gjitha organeve legjitime shtetërore turke. Përgëzime për vigjilencën e organeve demokratike për t’i dhënë fund një aventure shumë të rrezikshme që përfundoi në të mirë të popullit turk”, shtohet në telegram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button