Xhaferi: Presidenti konsenzual nuk është alibi për të pasur zgjedhje të parakohshme

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi në intervistën për “Press 24” thotë se ende ka një muaj të plotë, periudhë në të cilën nëpërmjet bisedimeve mund të definohet zgjidhja për idenë e tyre, për president konsenzual, e cila sipas tij, duhet të sjellë deri tek rritja e legjitimitetit në funksion të Presidentit të shtetit.
 
“Të shohim deri ku mund të arrijmë me të gjitha bisedimet dhe si ajo do të duket në fund me të gjitha taktizimet dhe çka do të jetë dalje nga situata. Për mua nuk do të thoshte nëse kemi dalje nga situata”, ka deklaruar Zv/kryeminstri Musa Xhaferi.

Ideja për president konsenzual, sipas Xhaferit nuk është për banalicim, e as kjo ide nuk është menduar vetëm si alibi, siç vlerësojnë partitë opozitare shqiptare për krijimin e krizës në koalicionin qeveritar, me qëllim shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
 
Pikërisht nga këto arsye, Xhaferi në intervistë, thotë se BDI-ja nuk bën presion mbi partnerin e koalicionit, e as me çfarë do lloj çmimi do të insistojë në këto zgjedhje përmes koalicionit me partitë tjera të dalë me kandidat për president konsenzual.

Lajme të ngjashme

Back to top button