Gruevski: Deklaratat e BDI-së po analizohen

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se partia e tij është e përqendruar në zgjedhjet presidenciale, megjithatë duke marrë parasysh deklaratat e krerëve të BDI-së do të vlerësojë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sa i përket zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare, mund të them se deri tani kemi qenë të përqendruar në zgjedhjet presidenciale dhe jo në çështjen që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, deklaratat që i dhanë zyrtarët e BDI-së ditëve të fundit, hodhën një dritë të re ndaj zhvillimeve të cilat pasojnë, dhe ne këtë me vëmendje po e ndjekim dhe po e realizojmë”, deklaroi të shtunën para gazetarëve Gruevski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button