Ja çfarë thotë gjenerali i Komandës së Parë Ushtarake për përpjekjet për grusht shtet

Gjenerali i Komandës së Parë Ushtarake në Umit Dundar tha se gjatë përpjekjes për grusht shtet fatkeqësisht deri tani kemi “90 dëshmorë nga të cilët 41 janë policë, 2 ushtarë dhe 47 civilë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndërsa numri i personave të plagosur ka arritur në 1.154. Deri më tani kemi 1.563 ushtarë të arrestuar të cilët janë përcaktuar se kanë marrë pjesë në përpjekjen për grusht shtet”, tha Dundar.

Sipas tij, në mesin e të arrestuarve është edhe gjeneral brigade Sadik Koroglu i cili është me detyrën e Komandës së Shkollave të Xhandarmërisë në Ankara dhe gjeneral brigade Ozkan Aydogdu që ndodhej në detyrën e Komandës së Batalionit të dytë të mjeteve të blinduara në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button