Anulohen edhe fluturimet e mbrëmjes Stamboll-Shkup dhe Shkup-Stamboll

Pas anulimit të fluturimeve të mëngjesit, janë anuluar edhe fluturimet e mbrëmjes të kompanisë ajrore “Turkish erlajns” në aeroportin TAV-“Aleksandri i Madh”: është anuluar fluturimi i TK 1006 në orën 22:55 nga Shkupi për në Stamboll, si dhe aterimi i aeroplanit TK 1005 nga Stambolli për në Shkup në orën 20.

Sipas ueb faqes së TAV – aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup, në të cilin janë shfaqur fluturimet dhe aterimet e fluturimeve të aeroplanëve, janë anuluar fluturimet e mëngjesit dhe të mbrëmjes të kompanisë ajrore “Turkish erlajns” nga Stambolli për në Shkup dhe nga Shkupi për në Stamboll.

Është anuluar fluturimi nga Shkupi për në Stamboll TK 1004 për mëngjesin e sotëm në orën 09:25 të “Turkish erlajns”, si dhe aterimi i aeroplanit nga Stambolli për në Shkup TK 1003 i paralajmëruar për në orën 08:30. Linjat ajrore për në Antali për sot dhe nesër, siç qëndron në ueb faqen e TAV – aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup, do të zhvillohen në orarin e paralajmëruar të aeroplanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button