Dënim prej gjashtë vjet e gjysmë për shoferin i cili e shtypi vajzën te Salla Universale

Me dënim me burg prej gjashtë vite e gjashtë muaj është dënuar L.V., shofer në aksidentin e trafikut që ndodhi më 3 prill të vitit 2015 në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, në të cilin një person e humbi jetën, publikoi dje në ueb faqen e saj Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup.

“Duke i vlerësuar dëshmitë materiale dhe verbale të cilët u prezantuan gjatë procedurës, rezultati i ekspertizës dhe mendimi, si dhe rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, i akuzuari L.V. e shpalli fajtor për ‘vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 vv neni 297 paragrafi 1 nga KP dhe Mosofrom të ndihmës një personi të lënduar në aksident trafiku nga nenu 301 paragrafi 1 nga KP, dhe e dënoi me dënim të vetëm me burg më kohëzgjatje prej 6 vite e 6 muaj burgim”, thuhet në kumtesën nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Gjykata L.V. i shqiptoi edhe ndalesë për drejtim të automjetit në kohëzgjatje prej një viti pas plotfuqishmërisë të aktvendimit, me ç’rast koha e kaluar gjatë vuajtjes së dënimti nuk do të llogaritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button