Januzaj nuk e ka zgjedhur Anglinë

Adnan Januzaj ka qenë pushim këtë javë. Talenti me origjinë shqiptare i Manchester United, që është në faqet e para të gazetave, duket se nuk ka vendosur ende se me kë kombëtare do të luajë në të ardhmen.

Është menaxheri i 18-vjeçarit nga Istogu që në një deklarim për “Tribal Football” pranon se Januzaj nuk do të nxitohet për të zgjedhur me kë kombëtare do të luajë.

“Qëllimi ishte gjithmonë me luajtur për Manchester United. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme sa i përket lojtarit dhe babait të tij. Në një pikë, një vendim do të merret, por nuk ka sugjerime se ndonjë ndryshim është marrë më”, është shprehur agjenti i Januzajt, Dirk de Vries.

Lajme të ngjashme

Back to top button