Kaosi në Turqi, 60 të vdekur, mbi 335 të arrestuar

Dielli ka lindur në Ankara dhe dëmet e një nate më parë duken më qartë. Pavarësisht se Presidenti Erdogan, qeveria dhe Inteligjenca raportuan se grushti i shtetit dështoi, ende nuk është shumë e qartë se çfarë po ndodhë në Ankara.

Mbi 335 ushtarë pjesëmarrës në grushtin e shtetit janë arrestuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga përleshjet është 60. Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopterë dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial, transmeton TCH.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar ushtrinë që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. Yildirim akuzoi ushtrinë se ka qëlluar mbi civilë të pafajshëm.

Presidenti Rexhep Erdogan foli para mbështetësve për t’i garantuar të gjithë se përgjegjësit e ngjarjes së mbrëmshme do të marrin dënimin e merituar.

Ekipi i Portalb do të vazhdojë  edhe gjatë ditës do ti’u informojë për situatën e krijuar në Turqi.

LEXO PO ASHTU: LIVE SITUATA NË TURQI

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button