Mot i ndryshueshëm, me reshje bore nëpër male

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, si dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

 Në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të borës nëpër male dhe në vendet më të larta, vetëm në disa vende më të ulëta do të ketë reshje të shiut. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.

Temperatura do të lëvizë prej minus katër deri në një, ndërsa ajo e ditës prej dy deri tetë gradë
Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra dielli dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura e mëngjesit
do të ulet deri rreth zeros, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në gjashtë gradë Celsius. 

Lajme të ngjashme

Back to top button