Të vërtetat për dashurinë, që mbase nuk i keni ditur

Dashuria është aftësi, ajo nuk ekziston vetvetiu. Dashuria në shikim të parë vërtet ndodh?

Edhe pse tërheqja fizike është e rëndësishme për të gjithë ne, dashuria nuk bazohet në të. Kjo është një arsye përse seksi vetëm për një natë shumë rrallë përfundon me lidhje serioze, transmeton Telegrafi. Skanimi i trurit ka treguar që pasioni manifestohet në pjesët e trurit të cilat janë përgjegjëse për shpërblim, ndërsa ndjenja e dashurisë është e lidhur me pjesën e cila kujdeset për empati dhe kujdes.

Dashuria nuk ekziston vetëm në kokë
Një numër i madh i hulumtimeve tregon që lidhja dashurore është esenciale për shëndetin psikik afatgjatë. Është konstatuar që vetmia dhe mungesa e miqve, shkurton jetën mu sikur pirja e duhanit. Më së shumti dobi nga martesa kanë meshkujt: martesa atyre ua zgjat jetën dhe ua mbron zemrën!

Besoni në dashurinë në shikim të parë?
A e dini që më shumë se 40 për qind e njerëzve besojnë? E pra, është fakt që besojnë, por është fakt që ata po aq thonë që mu në atë mënyrë e kanë njohur partnerin aktual.

Edhe disa kuriozitete:
? Njerëzit e pasigurt shpesh janë partnerë më të mirë, sepse për ta është më e rëndësishme që të ndihen se janë të dashuruar.
? Personi i cili është i dashuruar në vetveten, shpesh kërkon partner i cili do ta admirojë, andaj të shumtën mbeten të vetmuar.
? Sa më shumë që të flini me partnerin tuaj, truri juaj liron më pak hormonin e lumturisë, dopaminën.
? Sipas studimeve të shumta, seksi nuk është në vend të parë. Në lidhje dashurie të gjithë synojnë harmoninë.
? Kundërshtitë nuk tërheqin. Është dëshmuar që shumë më shpesh zgjedhim partnerin i cili është i ngjashëm me ne. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button