Mercedes ‘kall’ pistat me AMG Vision Gran Turismo (Foto)

Mercedes ka prezantuar serinë garuese të modelit të ri AMG Vision Gran Turismo.

I bazuar në Mercedes-Benz AMG Vision Gran Turismo, seria garuese është e dizajnuar për të djegur pistën gjatë garave.

Si rezultat i kësaj, kjo veturë është e pajisur me bisht në pjesën e pasme që ndihmon në baraspeshimin e veturës në shpejtësi të madhe. Ajo gjithashtu posedon pasqyre speciale dhe kamera CCD që janë marrë nga koncepti që mban të njëjtin emër.

Nën kapak ka të fshehur një motor gjigant me 5.5 litra V8 që prodhon plot 591 kuaj fuqi (434 kW). E lidhur me transmisionin me dy pedale me shtatë shpejtësi, ngasja e AMG Gran Turismo ju bën të ndjeheni komfort kur jeni brenda kabinës.

Detaje tjera teknike rreth kësaj veture ende nuk dihen, por besohet se në total kjo veturë peshon 1,300 kilogram gjë që është për 85 kilogram më e lehtë sesa modeli standard.

Lajme të ngjashme

Back to top button