Ndeshje zinxhirore në tunel: 13 të lënduar

Mbrëmjen e të shtunës në tunelin Baregg që është në afërsi të qytetit Baden (Aargau) në autostradën A1, ka ndodhur një ndeshje zinxhirore e automjeteve që shkonin në drejtim të Cyrihut.

Për pasojë, 13 veta kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme. Bëhet e ditur se asnjëri nga të përfshirët nuk ka pësuar lëndime të rënda, raporton AlbiInfo.ch.

Si rezultat i këtij aksidenti ku janë përfshirë së paku dhjetë automjete, tuneli ka mbetur i mbyllur për disa orë. Qarkullimi në këtë tunel ka rifilluar vetëm pas mesnatës, njofton aargauerzeitung.ch.

Ndeshja ka ndodhur për shkak të një shiu të akullt, i cili, sipas zëdhënësit të policisë, ka bërë që një veturë të rrëzohej dhe kështu të shkaktonte përplasjen e veturave tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button