Para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni qytetarët në përkrahje të Erdoganit

Në këto momente qytetarët e Maqedonisë po mblidhen para Ambasadës së Turqisë që të japin përkrahjen e tyre presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ata deklarojnë se janë aty për të dhënë përkrahjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

02:38 – Përfundon protesta paqësore para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni, shpërndahen qytetarët shkaku se situata në Turqi filloi të qetësohet dhe u vu nën kontroll.

02:30 – Përveç fotoportretit të presidentit të Turqisë para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni, është vendosur edhe flamuri kombëtar i Shqipërisë

13709467_1248384541852495_1523418735_o (1)

 13702400_1248380568519559_1150260761_o

02:12 – Qytetarët ende protestojnë para selisë së Ambasadës së Turqisë në Maqedoni. 

13663438_1248376878519928_1631996326_o

13692207_1248377821853167_1970005577_o

02:01 – Para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni në përkrahjen e qytetarëve u bashkangjitën Kryetari i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni Kenan Hasipi, i cili deklaroi: “Shpresoj që këto tradhëtarë të vatanit që kanë bërë këtë ndërhyrje për grushtet do të dalin sa më shpejtë para drejtësisë dhe do të përgjigjen për veprat e tyre.”

13702344_1248369511853998_343998917_o

Poashtu kësaj proteste iu bashkangjitën edhe qytetarë nga qyteti i Gostivarit.

13709930_1248320805192202_5700348820365005633_n

Përkrah qytetarëve arritën edhe forcat policore të R. së Maqedonisë, të cilët do ruajnë rrendin e kësaj proteste paqësore, ndiqni në vazhdim fotografitë dhe videon nga vendi i ngjarjes.

13695783_10153825012967426_1798981685_n

Qytetarët me flamuj i dhanë përkrahjen e tyre presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan. Qytetarët do qëndrojnë ende para ambasadës së Turqisë në Maqedoni.

111

Ekipi i Portalb në vazhdim do të ju informojë me ngjarjet më të reja nga ambasada e Turqisë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button