Puçi në Turqi, Erdogan flet live: Puçi nuk do të ketë sukses (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Erdogan në një dhomë, në linjë telefonike ka dhënë deklaratë, nuk dihet ku. Ai kërkon populli te del ne rruge.

“Ata që tentuan puçin do të paguajnë shtrenjtë. Ky puç do të mbarojë dhe nuk do të jetë i suksesshëm. Të dalin qytetarët në rrugë.Ky operacion kundër vullnetit të popullit, qofshin këta grup brenda Forca të Armatosura, apo edhe pakicë, do të marrin përgjigjen e duhur, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës në fuqi. Fatkeqësisht, zhvillimi i sotëm është një lëvizje për kryengritje e një grupi pakicë brenda Forcave tona të Armatosura. Kjo është një lëvizje e strukturës tanimë të ditur e cila u nxit nga dhe u dirigjua nga struktura paralele. Besoj se përgjigja që populli ynë do t’ia japë kësaj lëvizjeje kundër shtetit, unitetit, bashkësisë dhe tërësisë sonë, do të jetë përgjigja e duhur”” thotë Erdogan përmes lidhjes telefonike në një televizion lokal.

JA LINKU – http://www.ahaber.com.tr/webtv/canli-yayin

Ushtria ka okupuar televizionin shtetëror dhe ka lajmëruar se e kanë marrë shtetin në duar. Kryebashkiaku i Ankarasë, thuhet se ka u ka bërë thirrje njerëzve të dalin në rrugë në kundërshtim të shtetrrethimit.

Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se ata që janë përgjegjës për tentim grusht shteti nga një fraksion brenda ushtrisë do të paguajnë çmimin e lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button