Rishikimi, nuk pranohet asnjë amendament i PDSH-së

Nuk ka para në arkën e shtetit për ndërtimin e ujësjellësit në Tetovë. Ndonëse nga PDSH-ja kërkuan para nga shteti për realizimin e këtij investimi shumë të rëndësishëm për qytetarët e Tetovës, zv/ministri financave Gëzim Beadini e hodhi poshtë amendamentin e PDSH-së, njofton Alsat M.

Kundër amendamentit të PDSH-së votoi edhe deputetja e VMRO-së nga Tetova, Svetllana Karapetrova. Ajo dhe koleget e saj jo vetëm që votuan kundër por gjatë gjithë kohës bisedonin dhe as që i dëgjonin kolegët e tyre shqiptarë. Kjo e hidhëroi deputetin e PDSH-së, Orhan Ibrahimi i cili Karapetrovën dhe deputetët tjerë i kujtoi përse ulen në ulëset e deputetëve.

Ibrahimi thotë se dënimi i njëjtë sikur gjenocid është që në shekullin 21 qytetarët të mos kenë ujë për pije. Deputetët e PDSH-së e pyetën zv/ministrin a nuk turpërohet që pesë ditë po i refuzon projektet që u propozuan për lehtësimin e jetës së shqiptarëve, gjegjësisht atyre të cilët e kanë votuar që ai të jetë në pushtet. Ndryshe nuk u pranuan as amendamentet për hidrosistemin Polog, ujë për komunën e Bogovinës dhe Treboshin si dhe rikonstruktimin e shkollave, çerdheve dhe rrugëve në disa vendbanime dhe komuna. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button