Një person e humbi jetën në përplasjen e trenit dhe automobilit në Demir Kapi

Një person e humbi jetën në përplasjen e një treni të udhëtarëve dhe një automobili gjatë pasdites, midis fshatit Dubrovë dhe Demir Kapisë.

“Sot, rreth orës 18:00 midis fshatit Dubrovë dhe Demir Kapisë, në vendkalimin e shënuar hekurudhor, treni nr.634 u përplas në automjetin motorik të udhëtarëve ‘Reno Kango’, me ç’rast në vendin e ngjarjes ka vdekur një mashkull. Kontroll do të bëhet, ndërsa komunikacioni hekurudhor është në ndërprerje”, informon MPB-ja.

Përplasjen e konfirmoi edhe drejtori i komunikacionit rrugor pranë Hekurudhës së Maqedonisë-transport Kire Dimanoski.
“Përplasja ishte në vendkalim, ndërsa tani për tani nuk mund të jepen më shumë detaje për rastin”, tha Dimanoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button